Politikë

Berisha: Pas Ahmetajt e kanë radhën Rama-Agaçi-Veliaj! Tani protesta

Shkruar nga Liberale
Berisha: Pas Ahmetajt e kanë radhën Rama-Agaçi-Veliaj! Tani

Një orë pasi Kuvendi miratoi kërkesën për arrestimin e Arben Ahmetajt, Sali Berisha doli në konferencën e përjavshme me gazetarët duke kërkuar që prokuroria të marrë përpara drejtësisë Edi Ramën, Erion Veliajn dhe Engjell Agaçin.

“Erion Veliaj, në vitin 2016, ndonëse e ka mohuar publikisht disa herë se është iniciator i djegësit të Tiranës, është e faktuar se ai është propozuesi, se ai është iniciatori, se ai ka dorëzuar të paktën katër kërkesa në Ministrinë e Financave për miratimin e projektit të djegësit të Tiranës.

Një për Shkëlqim Canin dhe tre për Arben Ahmetajn. Pastaj ka shfrytëzuar drejtuesit e Ministrië së Mjedisit. Për djegësin e Tiranës, Edi Rama ka firmosur me 7 dhjetor 2016 për t’i dhënë kompanisë 8 pikë bonus. Kjo sipërmarrje nuk ekzistonte në tokën shqiptare. Zero.

Por nën udhëheqjen e bosit të ndërmarrjes, Edi Rama, i jepet bonusi një ndërmarrje që është krijuar tetë muaj më vonë dhe një ditë përpara se qeveria ta shpallë fituese të inceneratorit të Tiranës.

Më tutje, Erion Veliaj lartësohet në bashkëpronar sepse ai ka falsifikuar, ka mashtruar, i ka dërguar Ministrisë së Financave si vendime të Këshillit Bashkiak dhe vendime të Këshillit të Qarkut, vendime për të cilat nuk ishte mbledhur as Këshilli Bashkiak dhe as Këshilli i Qarkut. Përkundrazi thuhet se asnjë bashki tjetër e qarkut përveç asaj të Tiranës, nuk ishte dakord, por kjo është punë tjetër.

Këtu, Erion Veliaj bëhet ortak në aferën me Ramën dhe Agaçin” tha ai. Por si do ta përdorë opozitë këtë skandal për të përfituar? “Ne do u drejtohemi shqiptarëve për protesta. Nuk ka popull që mund të tolerojë këtë aferë. Kjo nuk mund të kapërcehet” tha Berisha.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH