Aktualitet

Berisha paralajmëron nisjen e protestave: Nuk kemi rrugë tjetër, opozita duhet të dalë e bashkuar në betejë

Shkruar nga Liberale
Berisha paralajmëron nisjen e protestave: Nuk kemi rrugë tjetër,

Pas humbjes së thellë në zgjedhjet lokale të 14 majit, ish-kryeministri Sali Berisha ka mbledhur kryetarët e bashkive dhe kryetarët e degëve të "Rithemelimit", për të marrë një vendim në lidhje me aksionet e ardhshme opozitare.

Berisha përsëriti edhe njëherë akuzat ndaj Ramës se shpërndau para për zgjedhje dhe e cilësoi kodin zgjedhor si “kinezëri”, për të treguar se nuk njeh asnjë ligj. Berisha tha se opozitarët duhet të marrin vendime individuale për të dalë së bashku në një betejë të hapur.

“PD duhet t’i rikthehet protestës. E vështirë, sakrificë, por rrugë tjetër, ju garantoj se vetëm veten e gënjejmë. Ne nuk jemi ata që gënjejmë vetëm, por besojmë të vërtetat. Nuk mundet opozita të ndalojë qeverinë të shpërndajë 680 mijë zarfa.

Një kriminel si ky, një krim-ministër që shpall Kodin Elektoral kinezëri, sikur të ishte udhëheqësi i Koresë së Veriut, tregon qartë se nuk njeh asnjë ligj, asnjë standard dhe se me të, zgjedhje nuk mund të ketë. Kështu që demokratët dhe opozitarët duhet të marrin vendime individuale për të dalë së bashku në një betejë të hapur. Asgjë përveçse për të votuar të lire”, tha Berisha.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH