Aktualitet

Berisha para takimit me Metën: Sot, dita e ekzekutimit politik të Veliajt

Shkruar nga Liberale
Berisha para takimit me Metën: Sot, dita e ekzekutimit politik të

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha në një prononcim të shkurtër për mediat, se sot është dita e ekzekutimit politik të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.

“Dita e ekzekutimit politik të personit më negativ që ka pasur Tirana ndonjëherë në qeverisje. Ky është procesi”, theksoi Berisha.

Berisha e dha deklaratën para takimit me kreun e Partisë së Lirisë, me të cilin do të firmosë marrëveshje bashkëpunimi për zgjedhjet vendore të 14 majit 2023.

Kujtojmë, se ditën e mërkurë, Berisha dhe Meta u takuan sëbashku në selinë e Partisë Demokratike, por nuk pranuan të japin asnjë informacion mbi atë se çfarë u diskutua, ndërsa lajmëruan konferencë të përbashkët për ditën e sotme.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH