Aktualitet

Berisha: Palmer të paraqesë provën më të vogël, si sot e kujtoj...

Shkruar nga Liberale
Berisha: Palmer të paraqesë provën më të vogël, si

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha i ftuar në emisionin ‘’Opinion’’ la folur për vendimin e SHBA për t’i ndaluar hyrjen në vend familjarisht dhe padinë ndaj Sekretarit amerikan të Shtetit.

Berisha kërkon nga Palmer ti parqesë provën më të vogël për akuzat që i ka ngritur sot, teksa për Blinken thotë se si sot i kujtohet kur e përgëzoi në një takim në kohën kur ishte kryeministër.

Nga ana tjetër ai thotë se rresht për rresht vendimi i DASH është i pabazë, teksa ka sfiduar se kush i gjen pasuri të shtuar në këto 30 vite përtej atyre që i ka deklaruar atëhere ia fal vetë.

"Po, ishte i papritur. Ma çoi dikush në tëeeter. Para dy vitesh ka qenë ajo që këtë do ta shpallim non grata, do e blacklistojmë se ka akuzën e konspiracionit ndaj politikës amerikane sepse kundërshtoja ndryshimin e kufijve të Kosovës.

Unë nuk e kam nga burime amerikane, por nga burime më të larta shqiptare. Të tjerë nxorën këtë, i kundërshtimit tim haptazi të kufijve të Kosovës.

Eci apo nuk e ci nuk e di. Dikush thotë se e ka refuzuar vetë Pompeo, nuk e di.

Unë përsëri njerëzisht do i kërkoja Palmer, një zyrtar i lartë i DASH, që të paraqesë provën më të vogël, nëse ti shkon në një studio dhe flet, ti je, sepse nëse mendon se me deklarata mund të argumentosh atë që pretendon, e pamundur.

Deklarata është absolutisht pa asnjë bazë. Pa asnjë bazë. Do e marrim rresht për rresht. Po ta them në mënyrë absolute pa asnjë bazë.

Kurrë nuk ka patur Sali Berisha akuzë për keqpërdorim të fondeve publike. As kam pasur kundërshtar më të egër. Durrës-Kukës ka patur ministrin dhe ka qenë e gjitha politike. Asnjë deklaratë për Berishën. Nëse është, ja ku e kanë kompaninë Bechtel, zotëria Blinken, si sot më kujtohet në takim më ka përgëzuar. Ja ku është. Të shkojë të pyesi se cili ka qenë standardi etik i qeverisë. Kjo është për dy periudha, për periudhën si kryeministër dhe pas kryeministër.

Marrim prap tek fondet. Nuk ekziston për ish-kryeministrin Berisha një deklaratë e vetme për keqpërdorim të fondeve. Aleatët i pasuron një njeri që pasuron veten. S’mund të kuptoj kurrë një njeri që të pasurojë aleatët e mos pasurojë veten.

Është me fakte. Duhet të faktohet. Ka nonsens aty. Unë s’kanë asnjë të dhënë, dokument që Sali Berisha pas 30 viteve ka pasuri të shtuar. 34 metër katror më shumë se në diktaturë. Dhe kursimet e deklaruar në ILDKPI. S’ka pasuri tjetër në Shqipëri e botë, kush e gjen e ka të falur dhe unë bëhem përgjegjës.

Ky njeri që ka shtuar 34 metra katrorë shtëpinë e vetë dhe të depozitojë ato që ka, mendon ti se do pranonte të pasuronte të tjerët, kurrën e kurrës. Unë aleatë kam patur demokristianët, LSI. Çfarë afere i ka dalë Fatmir Mediut.

Mediu që ta dish ti pasi ikëm nga qeveria, e ka çuar në Gjykatë të Lartë. Po Rama e mbrojti Mediun? E çoi dy herë në Gjykatë të Lartë. Nuk po bëhet për mbrojtje. Berisha i hoqi imunitetin. Qeveria s’ka gjë tjetër në dorë. Me çfarë e pasuroi Berisha Mediun? Me çfarë, të më thotë kush.

Është dënuar 7 vjet shefi i shtabit të përgjithshëm, disa gjeneralë për Gërdecin. Nuk po hyjmë në proces. Mediu për një vendim të Gjykatës së Lartë që deklaroi se imuniteti i përket personit, jo parlamentit. Kjo njihet. Nuk u gjykua. Por Edi Rama e ka çuar du herë të tjera Mediun. Çfarë i mbrojta unë?

Ilir Meta pati një probelm, doli video që ishte 29 herë copy-paste. Meta dha dorëheqjen, ndonëse Prokuroria nuk e çoi dot në Gjykatë, shkoi vetë në Gjykatë. Presion politik i bëhet kur nuk i hiqet imunteti, kur debatohet për imuntetin, por kur i hiqet ska debat politik. Nëse ti e merr se i paska bërë, kush i ka bërë .Po tani Rama i bëri dy herë të tjera Gjykatës? Me se e pasurova. Sipërmarrja sa për dijeni, këtë Delijorgjin e ka çuar në Prokurori se kishte një aferë tjetër.’’- tha Berisha.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH