Kryesore

Berisha: Pa opozitën nuk do të shkoja në zgjedhje

               Publikuar në : 21:33 - 23/05/19 R Liberale

A do të bënte zgjedhje pa opozitën nëse Berisha do të ishte në vendin e Edi Ramës? Ish- kryeministri tregoi në Opinion krizën e 2006, kur Rama në atë kohë në opozitë kërkonte shtyrjen e zgjedhjeve.

“Në mënyrë absolute nuk do shkoja në zgjedhje pa opozitën. Pa opozitën nuk shkoja kurrë në zgjedhje, sepse shkoja në monizëm. Zgjedhjet nuk janë vetëm për qeverinë. Ai kërkonte për shkak të certifikatave shtyrjen e zgjedhjeve, unë iu them ju këtu që në mënyrë absolute nuk do shkoja pa e tërhequr zvarrë për ta futur në zgjedhje. Kushtetuta është e rëndësishme por mbi kushtetutën janë themelet e saj”, tha Berisha.

Sipas Berishës, Rama me nxitimin e tij për të zëvendësuar deputetët e opozitës që dogjën mandatet tregoi se nuk e do opozitësn.

“Ka me dhjetra politikanë shqiptarë, por të garantoj këtu nuk kam njohur kurrë në jetën time një të dytë si Edi Rama në qëndrimin ndaj votës. Ka një qëndrim aq patologjik sa nuk e ka njeri dhe nuk mund ta oneps votën. Po ta lexoni letrën dje ai thoshte shyqyr që nuk po vini në zgjedhje. 30 qershori thoshte nuk diskutohet, dmth të marr 61 bashki. Në mënyrën më të rrufeshme të nesërmen, kur opozita dorëzoi mandatet, ai të nesërmen i çoi në KQZ. Një kryeministër që nuk është verbuar, bënte dhe minutën e fundit të një muaji nuk i dërgonte ato në parlament. Si ish-kryeministër unë nuk i çoja as në orën 12 pas një muaji, për të dhënë të gjitha mundësitë për një kompromis”.

Por a ka mundësi për një dialog mes Ramës dhe Bashës?

“Në mënyrë të padiskutueshme zgjedhje nuk mund të ketë pa largimin e Ramës. Po të lexoni me vëmendje formulimin e dy deputetëve gjermanë, po të lexosh atë nëpër rreshta unë besoj se aty ekziston një kuadër për hapa përpara. Thotë shtyrje zgjedhjesh dhe pa kushte të tjera. Ai thotë trajtimi i probleme serioze”/ Opinion.al

(Visited 2 times, 1 visits today)

Etiketa: , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *