Aktualitet

Berisha nxjerr emrat: Dy zyrtarët socialistë që organizonin veprimtarinë e McGonigal në Tiranë

Shkruar nga Liberale
Berisha nxjerr emrat: Dy zyrtarët socialistë që organizonin

Kryetari i "Rithemelimit", Sali Berisha tha në një konferencë për shtyp se, dy zyrtarët e lartë socialistë që ishin përgjegjës për veprimtarinë e ish-agjentit të FBI, McGonigal në Tiranë ishin Damian Gjiknuri dhe Taulant Balla.

“Ministrat ishin në dispozicion të plotë me urdhër të Ramës, të këtij kryemafiozi që tradhëtoi vendin e tij, që u korruptua nga Edi Rama dhe që të dy për qëllime dhe interesa personale zhvilluan veprimtari anti-amerikane dhe anti-ligjore. Në këtë kontekst, njerëzit përgjegjës nga qeveria shqiptare për të organizuar veprimtaritë zyrtare të McGonigal në Shqipëri kanë qenë dy: Damian Gjiknuri dhe Taulant Balla. Këta kanë marrë pjesë në vendosjen e gjobave nga ekipi i McGonigal. SKAP i Partisë nuk heton dhe nuk do t’a hetojë këtë çështje sepse në çdo skaj, në çdo qoshe dhe kudo që ta prekësh, fijet të çojnë te Edi Rama. Gjiknuri i vetëdijshëm për veprimtarinë ligjore që ka zhvilluar, u deklaroi mediave se “çdo gjë e kam bërë me porosi të Edi Ramës”, tha Berisha.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH