Aktualitet

Berisha “non grata” nga SHBA, vjen reagimi i parë nga PS

Shkruar nga Liberale
Berisha “non grata” nga SHBA, vjen reagimi i parë nga PS

Taulant Balla, sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, ka reaguar i pari pas shpalljes “non grata” të familjes Berisha nga Departamenti Amerikan i Shtetit.

Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Balla përshëndet vendimin e Departamentit Amerikan të Shtetit.

"Përshëndes vendimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ndaj Sali Berishës

“Aktet e korruptuara të ish-Presidentit të Shqipërisë Sali Berisha kanë minuar demokracinë në Shqipëri. Po e shpall Berishën dhe anëtarët e afërt të familjes së tij si të papranueshëm për të hyrë në Shtetet e Bashkuara.

Ne mbetemi #tëbashkuarkundërkorrupsionit me partnerët tanë në Shqipëri"", shkruan Balla.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH