Aktualitet

Berisha non grata, Kashahu: S'është mesazh për ndonjë parti politike

Shkruar nga Liberale
Berisha non grata, Kashahu: S'është mesazh për ndonjë

Sekretari i PD-së për Çështjet Ndërkombëtare, Arben Kashahu, i ftuar në emisionin “Front line” të gazetares Marsela Karapanço në “News 24” ka komentuar ndër të tjera edhe shpalljen e ish-kryeministrit Sali Berisha “non grata”.

Kashahu theksoi se shpallja e Berishës non grata nuk është mesazh për ndonjë parti politike në vendin tonë, kurse shtoi se elektorati i PD-së është më pro perëndimori në Shqipëri.

“Amerika po përdor instrumentet e saj, një nga instrumentet që përdor është edhe shpallja non grata e disa individëve. Jam i sigurt që nuk është mesazh drejtuar një force politike. Në rast se dikush shpallet non grata e bëhet kryeministër, mund të kemi ndoshta ndonjë problem. Por në rastin konkret, shumica e anëtarëve të PD-së janë pro amerikanë, janë pro perëndimorë, që kanë parë Amerikën si hapësirë të lirisë, që është përfshirëse dhe jo përjashtuese. Elektorati i PD-së është më pro perëndimori. Në PS mund të kemi nostalgjikë ndaj sovjetikëve e ndaj kinezëve a Beogradit”, tha Kashahu.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH