Amerikanëve nuk u pëlqen Berisha. Në tridhjetë vitet e pluralizmit politik dhe tranzicionit të gjatë të konsolidimit të një shteti të dalë nga një diktaturë e dhimbshme e paralizuese gjysmëshekullore, ish-kreu i parë opozitar i regjimit, ish-presidenti i parë pluralist dhe kryeministër për dy mandate qeverisëse bëhet i pari zyrtar i lartë që shpallet i padëshirueshëm nga Departamenti Amerikan i Shtetit.
Ndërsa Drejtësia e re, ende në fazë fetale që po merr formë si investim i rëndësishëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, pritet të kapë në rrjetat e saj peshqit e mëdhenj apo zyrtarët e lartë të përfshirë në korrupsion – siç kanë paralajmëruar shpesh diplomatët amerikanë dhe siç presin rezultatet nga BE për negociata – DASH nuk priti për ta bërë publik vendimin.
Për më tepër lexoni Gazetën Liberale, print ose online!