Aktualitet

Berisha “non grata”, Basha: Qëndrimet e DASH do t’i dëgjoni nga zyrtari i SHBA

Shkruar nga Liberale
Berisha “non grata”, Basha: Qëndrimet e DASH do t’i

Në një prononcim për media pas takimit me zyrtarin e lartë amerikan, Gabriel Escobar, kryedemokrati Lulzim Basha pranoi se temë diskutimi në selinë blu ka qenë edhe vendimi i SHBA për të shpallur non grata ish-kryeministrin Sali Berisha.

I pyetur nga gazetarët lidhur me këtë çështje, Basha tha se ky vendim ka qenë pjesë e diskutimi, ndërsa shtoi se mbi vendimet dhe qëndrimet e DASH do të flasë drejtpërdrejtë Escobar.

Pyetje: Patët një diskutim për shpalljen e zotit Berisha “non grata” në SHBA dhe në rast se zoti Escobar ka prova dhe do t’i paraqesi ato për institucionet e drejtësisë?

Lulzim Basha: Padiskutim që çështja e pandëshkueshmërisë sikundër politikat e sanksioneve “non grata”, ishin pjesë e diskutimit ndërsa sa i përket çështjeve që i takojnë vendimeve të Departamentit të Shtetit jam i bindur që do të keni mundësinë të dëgjoni drejtpërsëdrejti nga Escobar qëndrimet e Departamentit Amerikan të Shtetit.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH