Aktualitet

Berisha: Ngritëm komisionin për referendumin që do të shkarkojë Bashën

Shkruar nga Liberale
Berisha: Ngritëm komisionin për referendumin që do të

Ish-Kryeministri Sali Berisha pas mbledhjes me Komisionin e Rithemelimit të Partisë Demokratike ka deklaruar se kjo javë do të fokusohet tek përgatitja ne referendumit për shkarkimin e Lulzim Bashës si kryetar i PD.

Berisha ka ftuar të gjithë demokratët që të bashkohen në këtë referendum dhe tha se kjo është nismë e anëtarësisë.

“Në mbledhjen që sapo përfundoi unë u dërgova një përshëndetje të gjithë demokratëve dhe nëpërmjet jush përcjell një thirrje të përzemërt ndaj çdo demokrati dhe demokrateje që ende nuk ka vendosur të bashkohet me PD-në e rithemeluar. Është i mirëpritur. Ju e ndoqët Kuvendin, a kam të drejtë unë atyre, çdo deputeti dhe drejtuesi që në rast se do të ishit në Kuvend do të shprehnit të lirë opinionet dhe mendimet. Pra ishte një rast i humbur, por unë jam nga ata që them se më mirë vonë se kurrë. Ndaj i ftoj të bashkohen dhe i garantoj se kontributi i gjithsecilit do të respektohet.

Ftoj kryetarët e Partive Demokratike që deri tani janë të lëkundur, të bashkohen me anëtarësinë e tyre. Sepse vendi i tyre është aty ku janë idealet me fisnike dhe jo në një parti të cilën në mënyrë absolute deputeti Basha e katandisi në një parti të ekstremit të majtë. Me përjashtime të deputetëve dhe të anëtarëve që do ia kishte lakmi çdo grupim i ekstremit të majtë. Këtë javë revolucioni ka detyrë kryesore referendumin për ratifikimin e shkarkimit të deputetit Basha.

Një komision u miratua sot këtu për të drejtuar referendumin, bazuar në punën e shkëlqyer që bëri komisioni në drejtimin e Kuvendit, po atij komisioni iu besua drejtimi i referendumit”, tha ai.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH