Aktualitet

Berisha: Nëse nuk vjen më 11 dhjetor, Basha përjashton veten nga Kuvendi

Shkruar nga Liberale
Berisha: Nëse nuk vjen më 11 dhjetor, Basha përjashton veten nga

Sali Berisha ripërsëriti ftesën në drejtim të Lulzim Bashës që të shkojë në Kuvendin Kombëtar më 11 dhjetor. Në rast se nuk vjen, tha ish-Kryeministri, atëherë Basha përjashtohet nga Kuvendi. Për Ramën kishte një paralajmërim shumë të fortë.

“Revolucioni paqësor, i dhjetëra mijëra demokratëve, do të merret me pengmarrësin dhe pengun. Asgjë nuk mund ta ndalë atë. Basha duhet të vijë me datën 11 në Kuvend. Nëse nuk vjen, përjashton veten nga Kuvendi, jo nga partia. Por ditët në vazhdim janë të revolucionit demokratik paqësor. Paralajmërimi për Ramën është shumë i fortë: mos luaj me pluralizmin. Ai po vendoset në mënyrë absolute të pashmangshme”, tha Berisha.

Berisha më tej tha se “Foltorja” nuk ka krijuar përçarje përkundrazi i ka bashkuar demokratët.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH