Aktualitet

Berisha: Ne jemi për revolucion, Rama është i interesuar për dhunë!

Shkruar nga Liberale
Berisha: Ne jemi për revolucion, Rama është i interesuar për

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, grupimi i Rithemelimit, u shpreh se aksioni opozitar është shndërruar tashmë në një revolucion. Por edhe pse rovelocionin nënkupton dhunë, Berisha tha se i vetmi që kërkon dhunë është kreu i qeverisë, Edi Rama.

Gjatë fjalës së tij në selinë blu në një mbledhje me drejtuesit e departamenteve të PD-së, Berisha u shpreh se i vetmi i interesuar për dhunë, është kryeministri Edi Rama.

“Ne jemi në një revolucion dhe unë prapë do të ndalem këtu, kërkoj mirëkuptimin tuaj. Kjo është një fjalë pak si e lartë dhe jo rrallë po më thonë pse po e përdor këtë term.  Unë kam mirëkuptim për ata që më pyesin, por pse e përdor unë? Sepse ne kemi një regjim monist, monist, që ka vendosur sistemin defakto të eliminimit të votës. Ju që të gjithë e njihni procesin elektoral.

“Por nëse unë kryeministër mobilizoj të gjithë makinerinë shtetërore dhe ti drejton një forcë politike e matesh me mua, unë me një logjistrikë 100-herë më të madhe se tënden, me një buxhet sa buxheti i shtetit, kjo zgjedhjet i bën fiktive se zgjedhjet kanë një kusht themelor; lojtar në kushte të barabarta. Pse paqësore se ne jemi forcë demokratike, nuk jemi forcë dhune. Nuk lëkundemi ne nga ky pozicion, askush nuk mund të na intimidojë. Ua them unë këtu, kjo është çështje bindje e thellë. Edi Rama është i interesuar për dhunë. Në fakt jo vetëm ai, por edhe të tjerë, por ne jemi forcë politike e cila beson në fuqinë e lëvizjes paqësore, beson në fuqinë e mosbindjes civile”, theksoi ish-kryeministri Sali Berisha.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH