Politikë

Berisha: Ndërsa çmimi i energjisë rritej për qytetarët dhe bizneset, energjia shitej lirë për kompanitë seksere të qeverisë

Shkruar nga Liberale
Berisha: Ndërsa çmimi i energjisë rritej për

Kryetari i PD Sali Berisha ka deklaruar se ndërsa çmimi i energjisë rritej për qytetarët dhe bizneset, energjia shitej lirë për kompanitë seksere të qeverisë.

Ai shpjegoi se si funksiononte skema, ku energjia blihej lirë nga këto kompani dhe më pas shitej shtrenjtë në bursat ndërkombëtare.

“Shqipëria falë nismës me HEC-et, prodhon 100% dhe teprojnë të paktën 2 miliardë kilovat orë. Megjithatë, këta rritën çmimin. KLSH ka kryer një akt shumë të përgjegjshëm, i kontrolloi. KLSH gjeti se digat i zbraznin duke shitur me çmime të lira dhe blinin energji me çmim të shumëfishtë.

Pse e shisnin lirë? Jau shisnin sekserëve të vet. Kompani shqiptare sekserë të vet, dhe këto kompani e rishisnin energjinë e blerë me 5 lekë, me 25 lekë në bursën ndërkombëtare dhe paratë i ndanin me Ballukët e qeverisë”, tha ai.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH