Aktualitet

Berisha: Nafta është bërë një ‘shpatë demokleu’ në qafën e shqiptarëve

Shkruar nga Liberale
Berisha: Nafta është bërë një ‘shpatë

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka vijuar takimet, për të diskutuar çmimet e karburanteve dhe energjisë në vend.

Berisha tha gjatë takimit se rritja e çmimit të energjisë është shkatërrimtare për bizneset.

“Nafta është bërë një ‘shpatë demokleu’ në qafën e shqiptarëve. Energjia po keqpërdoret, jo vetëm në një skemë të papërmbajtur vjedhjeje, nafta dhe energjia elektrike. Nuk ka logjikë në botë që të pranojë që në Shqipëri nafta të shitet me 3-fishin e çmimit të bursës, ndërkohë më përpara është shitur me dyfishin e çmimit. Sot ajo shitet 3 pikë sa herë më shumë.

Nuk ka logjikë ekonomike që të pretendohet se, do të ndërpresim energjinë, në vitet më të lagëta të vendit, që 99.9% të energjisë elektrike e ka nga uji. Të vendit që ka prodhuar falë burimeve të reja, 9 terravat nga 7 që konsumon në total. Rritja e çmimit për bizneset, shkatërrimtare. Dalja në treg e sektorit energjetik shqiptar është kryekëput e bazuar në vjedhje.

Shqiptarët duhet ta dinë se kjo qeveri, me dokumente, ka blerë energji me 250 euro megavatin, në një kohë kur në bursë shitej me 80-82 euro. Duhet ta dinë se blejnë energji me 520 euro, kur në bursë shitet me 410 euro. Blejnë energji çdo 2 ditë dhe nuk bëjnë një tender dhe një kryeministër që terrorizon qytetarët dhe u thotë se, por nuk u gjet energji në”, tha Berisha.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH