Aktualitet

Berisha: Me Ballën në krye të Ministrisë së Brendshme bandat fituan goxha terren

Shkruar nga Liberale
Berisha: Me Ballën në krye të Ministrisë së Brendshme

Ish-kryeministri Sali Berisha në konferencën e përjavshme me gazetarët ka deklaruar se krimi i organizuar ka fituar terren, dhe këtë ai ia atribuon emërimit të Taulant Ballës në krye të Ministrisë së Brendshme.

Sipas Berishës, me vendosjen e Ballës në krye të Ministrisë, bandat fituan terren.

“Krimi i organizuar ka fituar një revansh të paparë. Gushti mund të cilësohet si muaji i krimit, pasi në krye të Ministrisë së Brendshme është emëruar Taulant Balla. Me vendosjen e Taulant Ballës në krye të Ministrisë së Brendshme bandat kanë fituar terren”, tha Berisha.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH