Aktualitet

Berisha mbyll protestën dhe paralajmëron Rama: Mos guxo t’i dalësh para këtij orteku

Shkruar nga Liberale
Berisha mbyll protestën dhe paralajmëron Rama: Mos guxo t’i

Ish-kryeministri, Sali Berisha, e mbylli protestën kundër ardhjes së presidentit serb Aleksandër Vuçiç në Tiranë me një paralajmërim për kryeministrin Rama.

Nga sheshi përball zyrës së kreut të ekzekutivit, Berisha e paralajmëroi atë që të mos të guxojë t’i dalë përpara ortekut që sapo ka nisur, pasi është në minorancë.

“Ky ortek nuk ndalet më, ndaj dhe më lejoni ta paralajmëroj Edi Ramën, mos guxo t’i dalësh para. Mos mendo se me pakicë dhe stërpakicë mund të mundësh shumicën. Ne nuk ka forcë në botë që na ndalon në rrugën tonë. Kjo është protesta e parë, ju ftoj të qëndrojmë të vendosur për serinë e pafundme të protestave derisa të çlirojmë Shqipërinë nga narkoshteti dhe të rikthejmë votën e lirë. Zoti i bekoftë shqiptarët kudo që janë, zoti e bekoftë flamurin tonë”, tha Berisha.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH