Politikë

Berisha mbledh më 2 dhjetor Kuvendin Kombëtar të Rithemelimit

Shkruar nga Liberale
Berisha mbledh më 2 dhjetor Kuvendin Kombëtar të Rithemelimit

Më 2 dhjetor, ora 11:00, ish-kryeministri Sali Berisha do të mbledhë Kuvendin Kombëtar të Rithemelimit. Sipas njoftimit që mban firmën e Flamur Nokës shkruhet se vendimi u mor pas mbledhjes së mbajtur më 9 nëntor.

Në rend dite është planifikuar të mbahet votëbesimi i kryetarit të partisë dhe diskutime mbi situatën politike apo aksionin e opozitës.

“Pas konsultimit me forumet, Kryesia e Partisë Demokratike në mbledhjen e datës 9 tetor 2023, vendosi thirrjen e Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike më datë 2 dhjetor, 2023, ora 11.00 në Pallatin e Kongreseve.

Gjatë këtij kuvendi të jashtëzakonshëm për fatet e PD, opozitës dhe shoqërisë, në kushtet e një qeverie që ka kapur të gjitha pushtetet, bazuar në statutin e Partisë Demokratike, do të bëhet votëbesimi i kryetarit të partisë. Në rendin e ditës janë edhe disa pika të tjera që lidhen me zhvillimet e brendshme në parti dhe gjendjen ku e ka futur Shqipërinë politika anti-shoqërore dhe anti-kombëtare e Edi Ramës”, sipas zyrës së shtypit.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH