Aktualitet

Berisha: Kriminelët kanë lidhje me qeverinë, marrin kurajo nga kryeministri

Shkruar nga Liberale
Berisha: Kriminelët kanë lidhje me qeverinë, marrin kurajo nga

Ish-kryeministri Sali Berisha tha sot, se një nga shqetësimet më të mëdha në vend është pasiguria e qytetarëve.

Ai tha se breshëria e armëve në mes të lokaleve apo në televizione, vjen për shkak se autorët janë të lidhur me qeverinë dhe se kanë “licencën nga kryeministri, ‘vrisni njëri-tjetrin’”.

“Aspekt tjetër është pasiguria në rrugë. Vriten njerëzit në rrugë, në krye të detyrës, në punë kudo që janë, nga bandat e lidhura me qeverinë. Sepse kurrë po të mos ishin të lidhur me qeverinë nuk do guxonin të shkrehnin breshëri nga jashtë nga një kafene që ishte plot me njerëz, apo ndaj një televizioni. Të gjithë kurajon e kanë tek mbështetja e qeverisë dhe licenca publike ‘vrisnin njeri-tjetrin’. Regjimi i Ramës është bërë i pashpresë. Në Uashington u konfiskuan pasuritë e McGonigal. Uroj të vijnë dhe në Tiranë. Udhëtime janë bërë për në Dubai dhe në Singaporr nga Dorian Duçka. Amant Josifi fshihet në Dubai. Duçka dhe Neza qarkullojnë të lirë në Tiranë, vazhdojnë misionin e tyre. Është një situatë që fton çdo shqiptarë të ngrihemi dhe të firmosim ndryshimin në 14 maj. Shqiptarët janë të përgatitur për të rivendosur pluralizmin, por këto të dhëna e bëjnë më emergjente këtë ndryshim. Janë një thirrje në ndërgjegjen e çdo shqiptari të mos pajtohemi me këtë realitet dramatik”, tha Berisha.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH