Aktualitet

Berisha krahason të dashurën e McGonigal me pastruesen e Alda Klosit: Më fal Rozeta, por...

Shkruar nga Liberale
Berisha krahason të dashurën e McGonigal me pastruesen e Alda Klosit:

Kryetari i "Rithemelimit", Sali Berisha ka reaguar për arrestimin e ish-zyrtares së Kryeministrisë, Alda Klosi, ndërsa ‘e lidh’ këtë ngjarje edhe me çështjen McGonigal.

Mes batutave, Berisha, i vendos emrin e të dashurës së McGonigal, Allison Guerriero, e cila edhe zbuloi aferat e përfshira të ish-zyrtarit të FBI-së, si ‘Rozeta’, pastruesja që vodhi në banesën e Alda Klosit.

“Habia Gonigal është kjo! Si ka mundësi që ky njeri të operojë dy vite në Shqipëri me intensitet të madh dhe në fund ta zbulojë dashnorja e tij. Rozeta të themi. Të më falë Rozeta, se nga ana morale mund të jetë e ndershme, pavarësisht se ka vjedhur. Rozeta nuk ka vjedhur, por të gjitha trajcat me para i ka marrë me urdhër të Alda Klosit. Si mundet një grua, pa njohuri të tilla, që të hapë një kasafortë. Por kodin Rozetës ia dha Alda. E kuptoni apo jo?! Ajo zbatoi urdhrat, çoi të fsheh jo 120 mijë, por 700 mijë euro të vjedhura”, tha Berisha.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH