Aktualitet

Berisha: Kemi 44 mijë luftëtarë, me ata e përmbysim partinë- shtet

Shkruar nga Liberale
Berisha: Kemi 44 mijë luftëtarë, me ata e përmbysim

Sali Berisha ka mbledhur Kolegjin e Kryetarëve. Në mbledhje po marrin pjesë krerët e 70 degëve të dala nga zgjedhjet që zhvilloi Komisioni i Rithemelimit gjatë muajit prill.

Berisha është ndalur në protestat e paralajmëruar, duke u shprehur se 44 mijë luftëtarë iu përgjigjën në çdo kohë për një lëvizje të fuqishme.

Sipas tij, këta ‘luftëtarë’ duhet që të mobilizohen dhe motivohen që të krijohet një front opozitar.

“Kemi 44 mijë luftëtarë që na u përgjigjën në çdo kohë, u konfirmuan 44 mijë luftëtarë është një pakicë e cila mund të kryejë me sukses, mund të udhëheq lëvizje të fuqishme shpëtimtare për Shqipërinë. Këta 44 mijë kërkojnë të mobilizohen ti motivojmë, kërkohet me çdo kusht ta zgjerojmë frontin, kemi të bëjmë me një parti shtetit, ajo përmbyset me një front opozitar”, tha Berisha.

ish-kryeministri theksoi se në Shqipëri është vendosur një regjim monist që ka në dorë të gjitha pushtetet.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH