Aktualitet

Berisha: Kasem Hysenbelliu qëndroi burrërisht për pavarësinë e medias

               Publikuar në : 17:36 - 05/12/20 liberale

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha ka përcjellë një mesazh ngushëllimi për Presidentin e televizionit ‘’Fax News’’, z.Kasem Hysenbelliu

Berisha thotë se z.Hysenbelliu në veprimtarinë e tij u ndesh me shumë presione politike, aq sa kërkonin t’i vrisnin edhe ëndrrës fisnike për media të lirë, por ai i sjellshëm e i guximshëm u përball burrërisht me censurën.

Berisha shpreh nderimin e thellë për kontributin e Kasem Hysenbelliut dhe lutet që shpirti i tij të gjejë paqen e merituar.

MESAZHI NGA SALI BERISHA

Mesazh ngushellimi!

Miq, Kasem Hysenbelliu, pronari dhe presidenti i Fax Neës, njeres prej mediave te reja me te hapura dhe me te pavarura ne 30 vitet e fundit, u nda nga jeta parakohe.

Kasemi Hysenbelliu ne veprimtarine e tij u perball me presione te shumta politike te kryecensorit te vendit dhe lakejve te tij, qe kerkonin ti vrisnin endrren fisnike te medies se lire.

I sjellshem dhe i guximshem Kasemi qendroi burrerisht dhe i paepur kunder censures dhe per pavaresine e medias qe ai drejtonte.

Me vizionin e tij te qarte ai arriti me sukses te themeloje dhe te ngreje shpejt nje media te lire, te pavarur, te respektuar nga publiku duke dhene keshtu nje kontribut te vertet ne transparencen, luften kunder cesures ne shkalle vendi dhe krijuar nje media te respektuar.

Me kete rast shpreh nderimin tim te thelle per ndihmesen e tij te çmuar dhe ngushellimet e mia te ndjera familjes, miqve, te afermve dhe stafit te mediave qe ai drejtonte. Une lutem se bashku me ta qe shpirti i Kasemit te gjeje paqen e merituar. Amin!! sb

Tags: , ,


KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back