Aktualitet

Berisha i përgjigjet Yuri Kim: Dosjet ndaj meje janë shpifje

Shkruar nga Liberale
Berisha i përgjigjet Yuri Kim: Dosjet ndaj meje janë shpifje

Nga Fieri, Sali Berisha i ktheu përgjigje edhe ambasadores amerikane, Yuri Kim, e cila tha në një intervistë për Zëri i Amerikës, se ata që janë të habitur nga shpallja "non grata" të ish- kryeministrit, janë të pasinqertë.

Miqtë e mi, ambasadorja ka deklaruar para disa ditësh se habitem sesi njerëzit bëjnë të paditurin. Zonja Ambasadore e ke thënë këtë po ke thënë dhe diçka tjetër. I ke thënë Bashës se Berisha e di që ne kemi dosje, por nuk i beson ato dosje.

Do ju sqaroj unë ju: Nga e dinë që kanë dosje? DASH ka deklaruar se Sekretari i Shtetit ka marrë vendimin bazuar në raporte të organizatave të shoqërisë civile, të mediave, qeverisë së Edi Ramës, raporte antikorrupsion që s’janë publikuar kurrë. Unë nuk kam thënë kurrë që nuk ka dosje, por ato janë të tëra shpifje, shpifje, shpifje”.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH