Aktualitet

Berisha i përgjigjet ambasadores Kim: Deklaratat nuk janë përfillur nga qytetarët

Shkruar nga Liberale
Berisha i përgjigjet ambasadores Kim: Deklaratat nuk janë

Kreu i “Rithemelimit”, Sali Berisha i është përgjigjur sërish ambasadores të SHBA-së, Yuri Kim.

Teksa u pyet nga gazetarët për deklaratat e ambasadores, Berisha tha se, nuk janë përfillur nga qytetarët shqiptarë.

“Shkaqet kryesore të pjesëmarrjes kanë qenë nevoja për një opozitë të vërtetë dhe rritja e çmimeve. Deklarata të cilat synuan të zvogëlojnë mbështetjen ndaj Berishës nuk janë përfillur nga qytetarët shqiptarë. Ambasadori i parë i SHBA-së në Shqipëri ka qenë një burrë shumë i zgjuar dhe me reputacion në vendin e tij. Ai shkruan “shqiptarët janë miqtë tanë, na duan shumë, por ata kanë një gjë, kanë dëshirë që vendimet ti marrin vetë”. Kjo ishte në kohën e Mbretërisë. Mendoj se ambasadori ka qenë një njohës i shkëlqyer i psikologjisë shqiptare”, u shpreh Berisha.

Demokratët "të mos hanë bar" u shpreh ambasadorja Kim gjatë kohës kur ndodhi "përçarja" Berisha-Basha.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH