Aktualitet

Berisha i pari nga ‘peshqit e mëdhenj’?! Yuri Kim flet nga Vlora

               Publikuar në : 11:45 - 21/05/21 liberale

Ambasadorja amerikane në Tiranë Yuri Kim ka folur sot nga Pashalimani ku po ndjek stërvitjen ushtarake në kuadër të “Defender Europe 2021”.

Gjithashtu e pyetur nëse ka rol për akuzat e ngritura nga DASH dhe shpalljen non grata të Sali Berishes në SHBA, ajo tha se “nuk kam asgjë për të shtuar përveçse asaj që ka thënë sekretari i shtetit”.

Ndërkohë pyetjes nëse është Berisha i pari nga peshqit e mëdhenj, ajo iu përgjigj: “Mesazhi është ky Shqipëria po ndryshon, Shqipëria është anëtare NATO-s Shqipëria do të jetë në BE, është mike dhe aleate e SHBA-ve. Shteti ligjor duhet të prevalojë. Duhet të jetë një vend i pastër dhe që të vijë kjo, askush nuk mund të jetë mbi ligjin. Ditët e pandëshkueshmërisë duhet të përfundojnë dhe të gjithë duhet të punojmë për këtë”.

Tags: , , , , ,


KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back