Aktualitet

Berisha i emocionuar: Kuvendi më madhështor në historinë e pluralizmit shqiptar në 30 vite

Shkruar nga Liberale
Berisha i emocionuar: Kuvendi më madhështor në historinë e

Ish-kryeministri Sali Berisha i është drejtuar podiumit në “Air Albania” duke u shoqëruar me këngën e famshme “The final countdown”.

Duke përshëndetur me dy gishta të pranishmit në stadium, Berisha i falënderoi ata për pjesëmarrjen, ndërsa këta të fundit e përshëndetën me duartrokitje dhe brohërima.

Berisha e cilësoi këtë event të demokratëve si Kuvendi më i bukur në historinë e pluralizmit shqiptar.

"Të dashur delegatë dhe delegate të Kuvendit më madhështor, më të bukur, më triumfues, më mahnitës, në historinë e pluralizmit shqiptar në këto 30 vite. Kuvendi që mblidhet si monument i lirisë shqiptare, Kuvendit që mblidhet si monument i rithemelim të PD. Kuvendit që mblidhet si monument madhështor i rithemelimit të PD-së. Kuvendit të parë në histori të kultit të anëtarit të PD, të kultit të lirisë, të anëtarit të lirë. Qytetarë shqiptarë ju përshëndet sot nga kjo platformë me të cilën ne vendosim që të rithemelojmë forcën e madhe politike të PD.”, tha Berisha.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH