Aktualitet

Berisha hyn brenda selisë së PD

Shkruar nga Liberale
Berisha hyn brenda selisë së PD

Ish-kryeministri Sali Berisha futet brenda selisë së Partisë Demokratike, i shoqëruar nga mbështetësit e tij.

Situata është kaotike në PD, teksa mbështetësit e ish-kryeministrit po thyejnë xhama, dyer e dritare, si dhe po përdorin edhe shkallë për të hyrë brenda selisë, në katin e parë e të dytë.

Ndërkohë, brenda ambienteve të PD është hedhur një lëndë lakrimogjene, e cila bën të pamundur qëndrimin në seli

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH