Aktualitet

Berisha ftesë socialistëve: Bashkohuni me ne, po përgatisim një ligj për të rikthyer demokracinë

Shkruar nga Liberale
Berisha ftesë socialistëve: Bashkohuni me ne, po përgatisim

Ish-kryeministri Sali Berisha fitoi socialistët që t’i bashkohen Rithemelimit të Partisë Demokratike, si dhe premtoi se do të përgatitet së shpejti një ligj që do të rikthejë demokracinë në vendin tonë.

“Kjo përbën një arritje të madhe për Partinë Demokratike, për vendin në të cilin jashtë kësaj partie, PD ngjason me ishull ku drita e votës përcakton dhe ndriçon jashtë saj është terri i shpellës më i zi se kudo në partinë e drogës, krimit dhe mafies me në krye Edi Ramën”, theksoi Berisha.

“Aty nuk votohet, ryshfetohet, paguhet, diktojnë bandat dhe krimi.  Mund të them me bindje të plotë se ajo parti është një fatkeqësi e madhe kombëtare, është potencial i jashtëzakonshëm i një force anti-demokratike. Ndaj ftoj me këtë rast anëtarët e kësaj partie të mos pranojnë këtë diktat të një njeriu që ka kthyer platformën e Enver Hoxhës brenda partisë sepse nuk do të jetë e largët dita kur do të ndihen të damkosur”, tha Berisha.

Ai u shpreh se nga Rithemelimi i tij i PD-së po përgatitet një ligj për të rikthyer demokracinë në vend.

“Ligji do të rikthejë demokracinë, brenda partive politike”, tha Berisha, me bindje se Rama po hakmerret me forma nga më të ndryshmet ndaj opozitës.

“Shqiptarët janë ata të cilët e pësuan më shumë se kushdo tjetër në Evropë delegimin e ndërgjegjes, siç po ndodh de facto tani në PS, është dorëzim para  krimit drogës dhe mafies dhe ajo sjell vetëm të zeza për partinë Socialiste dhe vendin, anëtarësinë e saj. U them socialistëve mos u mashtroni. U them socialistëve mos u mashtroni dhe u rikujtoj këtu se disa vite më parë vendosi nenin sipas të cilit, për kryetarin nuk votohet, kur ai zgjidhet. Por ai po vjedh votën. Tani ai ju hoqi të drejtën edhe për të gjithë forumet e tjera”, u shpreh në një konferencë për shtyp, nga të përditshmet e tij, që dha sot ish-kryeministri Berisha. /Liberale.al/

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH