Aktualitet

Berisha feston 75-vjetorin, bën dedikimin e veçantë: Jetova në ...

Shkruar nga Liberale
Berisha feston 75-vjetorin, bën dedikimin e veçantë: Jetova

Për ish-kryeministrin Berisha sot është një ditë e veçantë. Ai feston 75-vjetorin, ndërsa në rrjetet sociale ka shpërndarë një dedikim të veçantë, teksa falënderon familjarët, miqtë dhe bashkëpunëtorët ndër vite.

Berisha shkruan se falë ndihmës së tyre ka jetuar në këto 75 vite të jetojë realitetin e ëndrrave më të guximshme.

Postimi i plotë

Sot 75 vjeç!

Miq, sot 75 vjeç!

E para qe buron nga shpirti im kete dite eshte mirenjohja e pakufishme ndaj familjareve te mi te dashur, miqve te ngushte, shqiptar dhe te huaj, bashkpuntoreve te çmuar per dashurine, sakrificat, miqesine dhe ndihmesen e tyre tejet te vyer qe kane deshmuar ndaj meje ne çdo kohe dhe çdo stine dhe kane bere te mundur keto 75 vite te jetoj ne realitetin e endrrave te mia me te guximshme.

Ndjehem pafundesisht i lumtur, i priviligjuar dhe i bekuar nga Zoti qe pata dashurine, miqesine, mbeshtetjen e tyre!

Se fundi miq, kete dekade une kam patur kenaqesine dhe privilegjin e vecante te udhetoje ne vjeshten e jetes time. Falenderoj Zotin qe me fuqine dhe vullnetin e tij e ka bere kete vjeshte te bukur si nje pranvere te dyte per mua! Sb/Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH