Aktualitet

Çështja "McGonigal", Berisha: Rama sot është personazh kryesor te New York Times

Shkruar nga Liberale

Kryetari i "Rithemelimit", Sali Berisha është ndalur sërish te çështja "McGonigal", duke akuzuar kryeministrin Edi Rama për lidhjet me të.

Berisha tha se, kryeministri Rama është sot personazh kryesor i medias amerikane, New York Times.

"Sot Edi Rama është personazh kryesor në Nju Jork Times. Gazeta ka botuar të gjithë dosjen shqiptaren dhe i kushton një shkrim të gjatë aferës Rama- McGonigal. Në këtë mënyrë Edi Rama është sot turpi i botës së lirë. Ai duhet të largohet sepse asnjë shqiptar përveç Duçkës, Nezës dhe ndonjë tjetri nuk kanë pse të paguajnë asnjë haraç për të. Edi Rama u përpoq të mashtronte mbrëmë, por këto dy zhvillime pas daljeve të tij e nxijnë edhe më shumë veprën e tij, figurën e tij. Në fakt turpërojnë edhe Shqipërinë. Ka vetëm një alternativë, dorëheqja e tij e menjëhershme. U them shqiptarëve që ky njeri çdo ditë që rri në pushtet rri vetëm për tu vjedhur ju dhe për pasurimin e tij”, u shpreh Berisha.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH