Aktualitet

Berisha dy herë 'non grata', Rama e ironizon me librin e Enver Hoxhës

Shkruar nga Liberale

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas shpalljes "non grata" edhe nga Britania e madhe, të ish-kryeministrit Sali Berisha.

Në një postim në Twitter, Rama nuk bën asnjë koment, por shpërndan kopertinën e librit të Enver Hoxhës, me titullin "Rreziku Anglo-Amerikan në Shqipëri", në të cilin flitej për planet e CIA-s, për të vendosur nën kontroll Shqipërinë. Kryeministri ka zgjedhur këtë mënyrë për të ironizuar Berishën, i cili i justifikon shpalljet 'non grata', me sulmet e George Soros.

Ishte vetë Berisha, i cili në një bashkëbisedim me gazetarët, lajmëroi se kishte marrë një letër nga Britania e Madhe, ku i lejohej hyrja në këtë vend, nën akuzën e korrupsionit dhe lidhjes me kriminelët.

Duke kundërshtuar këtë vendim, Berisha thotë se është “në vazhdën e shpifjeve për interesa të të njëjtit grup, që ka sponsorizuar edhe vendimin e Sekretarit Blinken, të bazuar në shpifje dhe lobimin korruptiv të Edi Ramës dhe multimiliardierit George Soros

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH