Aktualitet

Berisha dhe protestuesit te Bashkia e Tiranës: Veliaj, hajdut i shpifur që e ka vendin në burg

Shkruar nga Liberale
Berisha dhe protestuesit te Bashkia e Tiranës: Veliaj, hajdut i shpifur

Gjatë marshimit në kryeqytet, kreu i "Rithemelimit", Sali Berisha u ndal para Bashkisë së Tiranës.

Ai foli me gjuhë të ashpër ndaj Erion Veliajt, të cilin e akuzon hajdut dhe thotë se e ka vendin në burg.

“Erion Veliaj është një nga hajdutët më të shpifur, nga korruptorët që vjedh ditën dhe natën. Ky nuk ka të drejtë të hyjë asnjë ditë në këtë ndërtesë. Ky njeri vjedh, ka shtruar fushën me Edi Ramën. Erion Veliaj, ky hajdut i shpifur, ky njeri pa mëshirë vjedh 18 euro në çdo ton plehra që digjen. Deri tani janë bërë llogaritë vetëm nga fusha e Sharrës në minierë floriri për ta, 54 milionë euro të vjedhura. Ka vendosur taksën për arsimin dhe ky hajdut, ky i pafytyrë ndërton shkolla me çmim të 10-fishtë krahasuar me çmimin që del nga manualet europiane të ndërtimit të një shkolle. Ky njeri që është turp fillon, hap tenderin te rruga John Belushi, e ndërton me fondet e Bashkisë, me buldozerët e Bashkisë dhe paratë i fut në xhepin e vet me firmë falsë. Ky e ka vendin në burg dhe vetëm në burg”, tha Berisha.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH