Aktualitet

Berisha cakton protestën kombëtare të radhës, më 3 mars do të dalin sërish në Bulevard

Shkruar nga Liberale
Berisha cakton protestën kombëtare të radhës, më 3 mars

"Rithemelimi" i drejtuar nga Sali Berisha ka vendosur të mobilizojë sërish mbështetësit e tij dhe qytetarët për të dalë në një protestë kombëtare, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Në mbledhjen e Kryesisë që po zhvillohet në selinë blu është marrë vendimi që më 3 mars të dilet sërish në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në një tubim ku kërkohet mbështetje masive e qytetarëve.

Ndërkohë sipas asaj që mësohet, protestat para Parlamentit nuk do të ndalen sa herë që do të ketë seancë plenare.

Një protestë e ngjashme para Kuvendit u zhvilluar pasditen e djeshme dhe zgjati pak më shumë se dy ore, me qytetarët pjesëmarrës në tubim që kërkuan largimin e kryeministrit Edi Rama pasi sipas tyre ka dalë zbuluar në SHBA, duke korruptuar zyrtarin e lartë të FBI, Charles McGonigal.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH