Aktualitet

Berisha: Basha shpalli “non grata” bazën e partisë

Shkruar nga Liberale
Berisha: Basha shpalli “non grata” bazën e partisë

Sali Berisha ka reaguar në rrjetet sociale pas debateve që kanë shoqëruar në mbledhjen e Kryesisë së grupit parlamentar në selinë blu këtë të hënë, në lidhje me përjashtimin e tij.

Teksa i referohet Bashës si ish-kryetari, Berisha thotë se Basha ka shpallur “non grata” bazën e partisë.

“Miq, ish-kryetari sot shpalli “non grata” bazën e partisë”, shkruan Berisha.

Afro dy orë zgjati mbledhja e kryesisë së grupit të PD-së këtë të hënë. Deputeti Flamur Noka ka debatuar me kryedemokratin, duke e cilësuar thikë pas shpine largimin e Berishës pa u pyetur më parë forumet dhe strukturat e partisë.

Nga ana tjetër, Basha ka thënë se nuk do të ketë grupim antiamerikan në PD dhe se Kuvendi i partisë nuk do të mblidhet për të diskutuar vendimet e qeverisë amerikane.

“Nuk ka dhe nuk do të ketë grupim antiamerikan nën siglën e PD-së. Nuk do të ketë Kuvend të Partisë Demokratike që vë në diskutim vendimet e qeverisë amerikane”, u shpreh Basha.

Ky debat në mbledhjen e kryesisë së grupit vjen pak ditë pasi Berisha paralajmëroi nga turi i takimeve me demokratët e Tiranës mbledhjen e firmave të 1500 delegatëve për të thirrur Kuvendin Kombëtar.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH