Aktualitet

Berisha: Asnjëherë nuk jam bindur që Basha ishte pasardhësi im në PD

Shkruar nga Liberale
Berisha: Asnjëherë nuk jam bindur që Basha ishte pasardhësi

Sali Berisha është shprehur se Lulzim Basha nuk e ka bindur asnjëherë që është pasardhësi i tij në PD.

Berisha tha në emisionin “Opinion” se Basha u zgjodh në krye të PD pasi përveç, Sokol Olldashit, askush nuk garoi kundër Bashës në vitin 2013.

Blendi Fevziu: Kur u bindët ju që ky person (Basha) është pasardhësi juaj në PD?

Sali Berisha: Absolutisht asnjëherë. A doni të vërteta apo doni të pohoj përshtypje të përgjithshme. Sali Berisha ka dhënë dorëheqjen duke deklaruar se përgjegjësi i vetëm për humbjen e zgjedhjeve në 26 Qershor të 2013 është Sali Berisha. Pse e bëra këtë? E bëra këtë për t’u hapur rrugën e garës të gjithë të tjerëve.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH