Aktualitet

“Të ka çmendur 7 Korriku”, Berisha përplaset me Ramën në foltore, ndërhyn garda

Shkruar nga Liberale
“Të ka çmendur 7 Korriku”, Berisha përplaset me

Ish-kryeministri Sali Berisha ka shkuar në foltore në Kuvend për t’iu përgjigjur Edi Ramës.

Por kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla nuk i ka dhënë fjalën.

Ish-kryeministri Sali Berisha është përplasur sot në Kuvend me kryeministrin Edi Rama, lidhur me akuzat që ky i fundit i bëri në lidhje me genocidin serb në Kosovë.

Edhe pse nuk i ka dhënë fjalën, Berisha shkoi në foltore dhe nisë të flasë me mikrofon të mbyllur.

“Kur ky shiste ikona të vjedhura, Kosova mbulohej me gjakun e fëmijëve të saj”, iu drejtua Berisha kryeministrit Rama. “Kur djemtë e Kosovës flijoheshin ti shisje ikona të vjedhura në Paris. Që shisje ikona të vjedhura në Paris, këtë e ka thënë Nano. Edi Rama O gogo, ik gogo”, tha Berisha me mikrofon të mbyllur.

Berisha e ka quajtur kryeministrin shqiptar vasal të Vuçiç.

“Populli po të thotë ik, boll vodhe”, - theksoi ish-kryeministri teksa e pati të vështirë të fliste me mikrofon.

Kreu i PD u afrua përballë Ramës dhe e cilësoi atë burracak, ndërsa tha se atë e ka çmendur protesta e 7 Korrikut.

“O mburracak, o i pafytyrë, o i pa emër, ta tregoj unë ty! Të ka çmendur 7 Korriku”, iu drejtua Berisha me tone të ashpra Ramës, ndërkohë që ndërhyri garda.

Rama e akuzoi më herët Berishën si të izoluar nga Perëndimi dhe madje po ai kur kishte pushtetin e kishte quajtur dikur celulë terroriste UÇK-në.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH