Politikë

Berisha akuza Erion Veliajt: Hoqi fondet arsimit dhe i kaloi te djegësi i tij

Shkruar nga Liberale
Berisha akuza Erion Veliajt: Hoqi fondet arsimit dhe i kaloi te djegësi i

Ish kryeministri Sali Berisha ka akuzuar sërish kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliajn për inceneratorët.

“Erion Veliaj është i dyti në radhë. Transparencë është jetike. Është unike në botë. Një kryetar bashkie që thotë se ka mbjellë 1 milion pemë. Ka vjedhur shumën për 1 milion fidanë.

Vetëm dje, u hiqte fondet arsimit dhe i kalonte te djegësi i tij.

Këta janë zinxhir. Kriteri i tyre më kryesor është hajdutëria, ndaj kudo që jeni, në këshillat bashkiakë, do të krijoni komisione hetimore, nuk do të pranoni kurrë mbledhje me dyer të mbyllura si në shpellat e mafies. Ju jeni parlamentarë vendorë.

Asnjë dallim përveç territorit nuk ka në krahasim me parlamentin qendror.

Do bëni gjithçka, që të qëndroni me të gjithë pushtetin tuaj.

Mburret kreu i bashkisë së Tiranës, se çmimet në Tiranë kanë arritur të tretat në Europë pas Mynihut e Parisit, në një kohë kur qytetarët i kanë ata mollë e ndaluar.

Tani kanë shpikur çmimet e referencës, 54 përqind rrit çmimin me çmimet e referencës.

Këta nuk kanë interes tjetër përveç klaneve të drogës që përfaqësojnë.”- thotë Berisha.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH