Showbiz

Bëri tatuazh, Liesa tregon si reagoi i ati: U çua e kërkoi thikën...

Shkruar nga Liberale
Bëri tatuazh, Liesa tregon si reagoi i ati: U çua e kërkoi

Prezantuesja Liesa Haxhiasllani është bërë tashmë vlogere dhe ka publikuar videon e saj të parë në Youtube ku flet për 10 fakte që nuk i dinim për të.

Përveç së tjerash, ajo tregon se i ka shumë qejf tatuazhet. Por mesa duket babai i saj nuk i ka qejf, dhe në momentin që Liesa e bëri një të tillë ai ka reaguar keq.

"Unë kam shumë qejf tatuazhet dhe piercing, edhe pse nuk kam realizuar shumë të tilla. Madje tatuazhin e parë e kam bërë pikërisht këtë vit sepse doja shumë ta kisha, por babi nuk më lejonte. Babi më thoshte gjithmonë: 'Nëse ti bën një tatuazh unë do ta heq me qumësht fiku'. Mendoja se do ishte ndonjë torturë kjo. Por unë e realizova tatuazhin, nuk ia thashë menjëherë babit. Kur shkova në Greqi i tregova 'Ba kam bërë një tatuazh'. Nuk ma zgjati për momentin se kujtoi se po tallesha. Kur i thashë prapë, më pyeti ku e  ke bërë. Në këmbë i thashë. Në atë moment u çua dhe shkoi në kuzhinë duke kërkuar një thikë...", tregoi Liesa. /Gazeta Liberale

https://youtu.be/lZs80XdOYTU

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH