Aktualitet

Bëri për spital 30-vjeçarin në Astir, arrestohet i riu

Shkruar nga Liberale
Bëri për spital 30-vjeçarin në Astir, arrestohet i riu

Ditën e sotme është arrestuar në flagrancë shtetasi 24 vjeçar, Romario Çibuku i cili akuzohet për plagosjen e shtetasit Lusi Kulla, 30 vjeç.

30-vjeçari Kulla ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, pasi ka marrë plagë të rënda nga goditjet thikë të bëra nga 24 vjeçari i arrestuar, në zonën e Astirit.

Mësohet se sherri mes të rinjve ka ndodhur për motive të dobëta.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH