Aktualitet

Bëri “kërdinë” në Spanjë, arrestohet shqiptari

               Publikuar në : 18:35 - 16/10/19 liberale

Plot 84 grabitje të banesave ka kryer një shqiptar në Spanjë, i cili është arrestuar nga policia. Shqiptari, identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur, ishte nën hetim nga autoritetet spanjolle që prej vitit 2018.

Ai po mbahej në qendrën e shtetasve të huaj për t’u verifikuar leja e tij e qëndrimit dhe ishte në pritje të dëbimit nga Spanja. Mirëpo, teksa po kryheshin verifikimet për të, policia spanjolle zbuloi se shqiptari ishte autor i 84 grabitjeve të banesave, brenda të cilave kishte marrë para, bizhuteri, orë dhe sende të tjera me vlerë.

Ai dhe bashkëpunëtori i tij hynin me forcë nëpër banesa, duke thyer xhamat e dritareve. Gjatë hetimit, policia gjeti dhe sekuestroi një makinë pa targa që dyshohet se përdorej nga autorët gjatë grabitjeve.

Brenda automjetit, hetuesit zbuluan gjurmë ADN-je, përmes të cilave u faktua autorësia e shqiptarit të arrestuar. /tvklan.al

Tags: , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *