Aktualitet

Berat/ Vdekja e punonjësit të Bashkisë, arrestohet inxhinieri

Shkruar nga Liberale
Berat/ Vdekja e punonjësit të Bashkisë, arrestohet inxhinieri

Arrestohet inxhinieri i pyjeve në Berat, një ditë pasi punonjësi i Drejtorisë së Bujqësisë pranë Bashkisë Berat ndërrojë jetë.

Policia tha se specialistët e Seksionit për Krimet arrestuan shtetasin K.B, 31 vjeç, banues në lagjen Uznovë, Berat, me detyrë Inxhinier pyjesh.

“Arrestimi i tij u bë pasi nuk ka marrë masat e mbrojtjes në punë për punëtorët si dhe nuk ka qenë prezent gjatë punës ku u rrëzua punonjësi i Drejtorisë së Bujqësisë pranë Bashkisë Berat, i cili ndërrojë jetë”.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, parashikuar nga neni 289 i Kodit Penal. / Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH