Showbiz

"Bëra shumë gabim që erdha, nuk më falet", Olta zgjohet keq dhe shpërthen në lot: S'doja të shkoja në këtë pikë

Shkruar nga Liberale
"Bëra shumë gabim që erdha, nuk më falet", Olta

Një ditë e keqe kjo e sotmja për aktoren Olta Gixhari, e cila është parë e përlotur në shtëpinë e BBV. Ajo është shprehur e penduar që ka ndërhyrë në debate dhe shpesh herë ka marrë kritika të forta brenda shtëpisë, por edhe nga analistët e spektaklit, ndërsa publiku e ka kryqëzuar me komente negative.

Ndërsa ishte nën shoqërinë e Armaldos dhe Valbonës, Olta qan dhe thotë se nuk do të jetë protagoniste, por do të flejë gjumë ashtu siç bëjnë shumica e banorëve.

“U ngarkova shumë, e mbajta të gjithë përbrenda, por nuk e shijova dot. Jam zgjuar shumë keq. A bëj unë gabim se përballem çdo sekondë me çdo gjë? Më kthehen mua në atë formë? Mua që jam lojtare këtu, të më kthehen mua? Shumë bukur, ia fus gjumit si 70% e shtëpisë këtë. Nuk duroj të më flasë asnjë njeri ashtu. Nuk mbaj më, nuk dua më të mbaj. Shumë gabim bëra që erdha, shumë gabim. Nuk më falet. Edhe këtë që po bëj tani, gabim po bëj. Do iki fare, është tepër vonë tani. Dua ta kthej mbrapsht. Nuk doja të shkoja në këtë pikë. Unë jam e keqkuptuar, nuk e dija që mund të isha kaq e keqkuptuar në shoqëri. Po shokohem me këtë gjë", tha Olta.

Teksa qan Olta dëgjohet të thotë: “Nuk mbaj më, nuk dua më të mbaj.”

Olta u surprizua gjatë spektaklit mbrëmjen e së martës, nga një video e djalit të saj të vogël, ku u shfaq shumë e emocionuar. Ajo mësoi se djali ka ardhur në Tiranë, ndërsa nuk dihet nëse ka ardhur edhe bashkëshorti isaj, edhe pse në media të ndryshme kanë qarkulluar lajme se ai ka ardhur nga Spanja dhe i ka kërkuar të dalë nga BBV./Liberale.al

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH