Aktualitet

Beqja i kërkon falje Çomos: U morën me flokët dhe vetullat e tua

               Publikuar në : 17:21 - 09/07/20 liberale

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqja duke folur nga salla e Kuvendit, ka kërkuar falje ndaj shefes së Spitalit Infektiv, Najada Çomo. Beqja tha se ndaj saj ka pasur sulme nga politika, e cila merret me ngjyrën e saj të flokëve dhe formën e vetullave.

“Sot në fakt miratojmë një akt normativ në stacionet e plazhit, nuk është marrë ende asnjë masë. Është ndaluar përdorimi i pishinave, por sërish përdoren. Nuk ka nevojë për kontrolle, mjafton Instagrami për të kuptuar shkelet apo jo ku ndalim. Beteja me COVID është në territor.

Pardje ka pasur një sulm ndaj doktoresh Najadës. Ajo është shefe e shërbimit, nuk e njihte kërkush se nuk donte të dilte në televizor. Politika u mor me ngjyrën e saj të flokëve, tek forma e vetullave dhe me familjen e saj. Unë dokotoreshë Najada të kërkoj falje,“-u shpreh deputeti.

Tags: , , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back