Aktualitet

Beqaj: Synojmë 4 mandate në Shkodër, përmbytjet nga ngrohja globale

Shkruar nga Liberale
Beqaj: Synojmë 4 mandate në Shkodër, përmbytjet nga ngrohja

Partia Socialiste në Qarkun e Shkodrës synon të ruajë rezultatin e vitit 2017 në zgjedhjet e 25 prillit. Drejtuesi politik i PS në Shkodër, Ilir Beqaj thotë se marrja e katër mandateve do të realizohet nëse arrijnë të bindin mbështetësit që të dalin të votojnë.

“Aktorët politikë në Shkodër këtë herë janë më të shumtë. Ne aleancën e kemi me njerëzit. Nëse arrijmë të nxjerrim në votim mbështetësit tanë, besoj se do të kemi një rezultat pozitiv që janë 4 mandate për PS në qarkun e Shkodrës”, tha Beqaj në një intervistë për Euronews Albania.

Deputeti i PS pranoi se situata në Shkodër nuk është optimale për fushatë jo vetëm për shkak të pandemisë por edhe nga përmbytja tha se sërish votuesit do të mund ta bëjnë dallimin nga përmbytjet e kaluara.

“Nuk kemi pasur as fatalitet dhe as humbje të gjësë së gjallë. Shtëpitë janë të rrethuara nga uji, por përmbytja nuk është shkarkuar nga hapja e kaskadave por janë reshjet e dendura shkaktar. Kjo situatë na ka nxjerr mësime se çfarë duhet bërë, por zgjidhjen përfundimtare nuk ka dhe nuk di ta them”, tha ai duke renditur si shkak dhe ngrohjen globale.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH