Aktualitet

SPAK bëhet "shtëpia e dytë" për Beqajn, ish-ministri duhet të paraqitet çdo të premte para dyerve të drejtësisë

Shkruar nga Liberale
SPAK bëhet "shtëpia e dytë" për Beqajn,

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj paraqitet sërish në SPAK.

Është ky momenti kur Beqaj i është drejtuar sot sërish dyerve të Prokurorisë së Posaçme.

Beqaj pritet të firmosë para oficerit të BKH-së, në orën 15.30. GJKKO caktoi masën detyrim paraqitje për ish-ministrin e Shëndetësisë, si dhe i ndaloi daljet jashtë shtetit.

Ish-ministri duhet të pranojë vendimin për t’u paraqitur çdo të premte para dyerve të drejtësisë, derisa të merret vendimi i gjykatës mbi akuzat e ngritura ndaj tij.

Ai akuzohet për parregullsitë në koncesionin e sterilizimit.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH