Një aksident i rëndë me pasojë vdekje ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Fier-Lushnjë. Një 26 vjeçar duke drejtuar automjetin tip “Benz”, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.
Si pasojë i riu ka ndërruar jetë. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
“Në orët e para të mëngjesit të sotëm, në aksin rrugor Fier-Lushnjë, shtetasi E. N., 26 vjeç, banues në Fiershegan, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga. Si pasojë e daljes nga rruga, 26-vjeçari ka ndërruar jetë. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.”- njofton Policia.