Sport

Benzema shkruan historinë në fitoren e Real Madridit

Shkruar nga Liberale
Benzema shkruan historinë në fitoren e Real Madridit

Karim Benzema barazoi me të madhin e Real Madrid, Raul Gonzales, si golashënuesi i dytë më i mirë i gjigantit spanjoll duke shënuar golin e tij të 323-të. Goli erdhi në ndeshjen me Levantes, që u mbyll me rezultatin 6-0.

Sulmuesi francez shënoi me kokë në golin e dytë të Realit kundër Levantes, në Santiago Bernabeu.

Cristiano Ronaldo mbetet i qartë në krye të listave të golashënuesve të të gjitha kohërave të Madridit me 451 gola, një rekord që duket i vështirë për t'u arritur nga Benzema.

Real Madrid është shpallur kampion i La Liga-s në Spanjë dhe më 28 maj do të përballet me Liverpul në Paris, për trofeun e Ligës së Kampionëve.

 

 

 

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH