Sport

Benzema pritet të njoftojë vendimin e tij për t’u larguar nga Reali, ja ekipi i tij i ri

Shkruar nga Liberale
Benzema pritet të njoftojë vendimin e tij për t’u larguar

Karim Benzema pritet të njoftojë vendimin e tij për t’u larguar nga Real Madridi për te Al Ittihad ka raportuar Gianluca Di Marzio.

Mbajtësi i “Topit të Artë” për vitin 2022 do të pranojë propozimin e Al Ittihad, i cili është për dy vjet dhe do t’i ofrojë 200 milionë euro gjatë kësaj periudhe Benzemas.

Në fakt, sulmuesi 35-vjeçar do të ketë të ardhura shtesë nga bonuset, reklamat dhe të drejtat për imazhin e tij që do të menaxhohet nga ekipi i tij i ri.

Kështu do të mbyllet cikli i Karim Benzemës te Real Madridi pas 13 vitesh, një periudhë ku ai me madrilenët dhe shënoi 353 gola në 647 ndeshje.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH