Showbiz

Benzema, në galanë e Topit të Artë, me ish-bashkëshorten dhe partneren e re

Shkruar nga Liberale

Karim Benzema konfirmoi atë që ka qenë prej kohësh një sekret i hapur duke fituar Topin e Artë të tij të parë. Sulmuesi i Real Madrid mori çmimin për lojtarin më të mirë në botë sezonin e kaluar, në një gala të mbajtur pasditen e së hënës në “Théâtre du Châtelet” të qytetit të Parisit.

Aty sulmuesi francez ndau gëzimin e tij me të tashmen dhe të kaluarën, pasi në dhomë ndodheshin si e dashura e tij e re, Jordan Ozuna, ashtu edhe ish-bashkëshortja dhe nëna e djalit të tij, Ibrahimit, Cora Gauthier.

Megjithatë, si Jordan Ozuna ashtu edhe Cora Gauthier nuk u fotografuan pranë fituesit të Topit të Artë, i cili zgjodhi ta pranonte çmimin me djalin e tij, me të cilin u fotografua edhe në tapetin e kuq.

Kush është femra që ka fituar zemrën e Karim Benzemas?

Jordan Ozuna ka lindur 32 vjet më parë në Maryland të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe në të kaluarën thuhet se ka pasur lidhje me Puff Dundee dhe Justin Bieber.

Ajo punon profesionalisht si modele dhe ka punuar me disa nga agjencitë më të mira duke përfshirë Tricia Brink Management, The Salt Agency, Caroline Gleason Management dhe State Management. Edhe pse pretendon se është influencuese, ka vetëm 364 mijë ndjekës, me të cilët ndan kryesisht foto profesionale.

Thashethemet për lidhjen e saj me lojtarin nr.9 të Real Madridit nisën këtë verë kur ata u fotografuan së bashku në një jaht. Edhe pse ata e jetojnë dashurinë e tyre në distanca (ajo jeton në Shtetet e Bashkuara), ata takohen shumë shpesh./Liberale.al

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH