Showbiz

"Bënte tre punë në ditë", Armina Mevlani: Mami nuk më ka llastuar kurrë

Shkruar nga Liberale
"Bënte tre punë në ditë", Armina Mevlani: Mami nuk

Moderatorja Armina Mevlani, në emisionin “Goca dhe Gra” së fundmi ka folur për mamanë e saj.

Sipas Arminës, mamaja e saj ka punuar tre punë në ditë, por edhe pse fëmijë i vetëm nuk e ka llastuar.

“Mami punonte tre punë në ditë. Autoritetin ma ka dhënë në një formë tjetër, më ka mësuar me punën që 14-vjeçe kam filluar të punoj. Kam qenë fëmijë i vetëm por nuk më ka llastuar. Autoritetin ma ka krijuar në një formë tjetër, ishte shoqja ime e ngushtë. Gjithçka që ajo më kërkonte ishte ligj për mua sepse unë e shihja sa shumë punonte e lodhej për mua. Pa krijuar atë autoritet me presion e llogari”, u shpreh moderatorja.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH